Home KRYESORE #prejanirrugënbudallait

#prejanirrugënbudallait

Nga Dritan Shano

Ta shpëtojmë demokracinë, apo ta lemë të zhduket?

Demokracia nuk është stabilitet! Midis demokracisë dhe diktaturës, çka ofron më shumë stabilitet është diktatura. Demokracia nuk është stabilitet apo pushteti ndaj gjithshkaje, por një kontroll i përhershëm i pakicës ndaj gjithshkaje që bën pushteti.

Kur akti i respektimit, dhe sidomos i mosrepektimit të të drejtave të pakicës, përshkruhet si thjesht një burokraci ligjore, atëhere ne nuk kemi më një sistem demokratik por kemi një diktature. Demokracia nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një burokraci ligjore.

Me shumë se ligj i njeriut, ajo është moral i njeriut. Demokracia pa moralin nuk ekziston. Shtylla e moralit në demokraci janë zgjedhjet e lira e te ndershme.

Prandaj, të gjithë në shesh sot në ora 12.

Për zgjedhje të lira e të ndershme!

Share: