Home KRYESORE Protesta e opozitës, mbi 2 mijë forca policie të angazhuara

Protesta e opozitës, mbi 2 mijë forca policie të angazhuara

Më shumë se 2 mijë forca policie janë angazhuar për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, e cila pritet të ketë një numër të madh pjesëmarrësish.

MASAT E POLICISË PËR PROTESTËN E OPOZITËS MË 13 MAJ

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka shprehur angazhimin e saj për marrjen e masave për garantimin e zhvillimit normal të tubimit, në datë 13.05.2017, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pa cënuar sigurinë kombëtare, sigurinë publike dhe punën normale të institucioneve.

Për të krijuar lehtësirat në funksion të mbarëvajtjes së protestës, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur:

– të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

– nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”.

– nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, – Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për bllokimet e akseve rrugore gjatë kohës së zhvillimit të protestës.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat ligjore për sigurinë e protestës, por ndërkohë kërkon bashkëpunimin e organizatorëve për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Tubimet”, si garanci për mbarëvajtjen e tubimit.

Policia e Shtetit, siç ka dëshmuar është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zhvillimit të çdo tubimi paqësor kudo dhe nga kushdo. Ajo ka të gjithë të drejtën ligjore, si dhe zotëron të gjithë kapacitetet për të mos lejuar cënimin e interest të qytetarëve dhe për të vënë përpara përgjegjësisë këdo që shkel ligjin. /360grade.al/

Share: