Home KRYESORE Rama sulmon Voltana Ademin në Shkodër: As magaziniere nuk të merrja

Rama sulmon Voltana Ademin në Shkodër: As magaziniere nuk të merrja

Edi Rama iu përgjigj deklaratës së kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, për të mos provokuar, duke i thënë se nëse do ishte sërish në krye të bashkisë së Tiranës, nuk do t’a merrte as si magaziniere.

Rama tha se Voltana Ademi fle gjumë dhe se zgjohet vetëm kur ai viziton Shkodrën. Ai akuzoi atë se tentoi ta prishte takimin e tij me të rinjtë atje.

“Të bëhemi bashkë që të mos ndahemi si tifozë të fanellave politike. Por ne duhet të jemi të gjithë bashkë nën flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit.

Sot isha në Tiranë dhe Voltana ishte marrë me ne. Kishte thënë që Edi Rama mos e provoko Shkodrën.

Por në fakt sa vij unë në Shkodër ajo zgjohet nga gjumi. Në fakt ajo kishte ngritur një çadër për të penguar këtë takim.

Dhe tha që ajo ishte ngritur për ditën ndërkombëtare të familjes. Kështu tallet Voltana e njerëzit dhe me ata që e kanë votuar. Unë nuk e votoj dhe nuk e kam votuar. Unë kam qenë kryetar bashkie por Voltanën nuk e merrja as për magaziniere”, – tha Rama gjatë takimit me të rinjtë që votojnë për herë të parë. /LAPSI.AL/

Share: