Home KRYESORE Shkullaku: Negociatat kanë ngecur, por deri të enjten do ketë “tym të...

Shkullaku: Negociatat kanë ngecur, por deri të enjten do ketë “tym të bardhë”

Gazetari Armand Shkullaku duke folur sot në mbrëmje në studion e emisionit “Opinion” tha se PD është terhequr nga Qeveria teknike dhe ka pranuar të votojë Vetvingun pa asnjë kusht.

Sipas tij, PD ka kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe lëvizjen e disa ministrave në qeveri.

Mësohet se tashmë Rama nuk ka pranuar të shtyjë datën e zgjedhjeve edhe pse negociatorët, përfshirë edhe të huajt kanë propozuar që zgjedhjet të mbahen më 16 korrik.

Megjithatë Shkullaku beson se deri të enjten do të ketë një zgjidhje dhe do të dalë tym i bardhë nga negociatat.

“Rama fatkeqësisht nuk e do PD në zgjedhje. Vetë listat e kanë treguar këtë, ai e ka renditur Ruçin të 9 në listëne Fierit, pra duke menduar s’do ketë asnjë humbje”, – tha Shkullaku.

Share: