Home KRYESORE Si e priti Kryemadhi lajmin “Meta President” dhe “Vasili Kryetar”

Si e priti Kryemadhi lajmin “Meta President” dhe “Vasili Kryetar”

Në intervistën e saj të parë si zv.kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë për “Komiteti” se ishte e papërgatitur për zgjedhjen e Ilir Metës, president të Republikës së Shqipërisë.

E ftuar në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, Kryemadhi tha se beson tek Meta si një kryetar shteti që do të dalë mbi palët.

Zonja Kryemadhi flet edhe për zgjedhjen e Petrit Vasilit në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Petrit Vasili ka qenë njëri nga njerëzit më të dashur në LSI e sidomos në LRI. Të gjithë kanë një pikë ku fokusohen kur flasin dhe të gjithë fokusohen tek Petrit Vasili. Diskutimet që bëhen janë shumë miqësore dhe uroj që kjo të vazhdojë. Thelbi i LSI-së vërtet ka qenë kryetari Ilir Meta, por thelbi në fakt i LSI-së janë njerëzit. Janë ata që krijojnë frymën”, u shpreh ajo në emisionin e transmetuar në RTV Dukagjini, prodhim i Gazeta Express.

Buzhala: A ishte lamtumirë kjo apo mirupafshim?

Kryemadhi: Më 24 korrik ai do të betohet. Tani për lamtumirë ajo është në dorë të Ilir Metës, se di se çfarë do të ndodhë pastaj. Presidentit tashmë nuk i duhet partia, atij i duhet të dalë mbi palët. Ai ka qenë i aftë që të gjejë zgjidhjen. Ai është një stabilizator shumë i mirë. Gjithmonë ka ruajtur një lloj stabiliteti politik dhe mendor. Unë për veten time isha e papërgatitur. Nuk mendoja se do të shkonte President, por mesa duket situata e solli që të shkonim në këtë zgjidhje. E kam marrë vesh vetëm një ditë më para. Shumë veta kanë dashur dhe e kanë artikuluar këtë gjë, nuk dua ti hyj kësaj, por sigurisht që kjo ka ndodhur dhe s’mund ta kthejmë. Unë nuk kam qenë pjesë e negociatave mes PS e LSI, sepse nuk e shikoj LSI si një pjesë të lidhur në marrëdhënie me negociatat mes PS. Unë e kam parë LSI si një forcë politike që i krijon në radhë të parë një mundësi të rinjve. /Gazeta Express/

Share: