Home KRYESORE Skandali/Administratori i spitalit: Gazetarët më kërkuan lekë për të fshehur vdekjen e...

Skandali/Administratori i spitalit: Gazetarët më kërkuan lekë për të fshehur vdekjen e Blerta Pepës!?!?!?!!?

Nese kjo qe shkruhet dhe thuhet me poshte, eshte e vertete administratori duhet te jape emrat ndryshe mbetet nje abuzim i rendomte. Prokuroria te funksionoje edhe ne kete drejtim. Kur me teper administratori eshte vete gazetar!

Vdekja e 15-vjeçares nga Tirana, Blerta Pepa, në një nga spitalet private në kryeqytet ishte një tragjedi për familjarët. Gjimnazistja humbi jetën për shkak të komplikacioneve të shfaqura nga anestezia, pas një operacioni të thjeshtë në ligamente.

I ndjerë në faj, mjeku anestezist tentoi vetëvrasjen, ndërsa Policia e Tiranës ka nisur procedimin për 3 mjekët që asistuan në operacion.

Por duket se nga e gjitha kjo situatë, disa nga mediat në vend kanë dashur të përfitojnë. Të paktën kështu shprehet PR i spitalit “Continental”, Edian Gjoni, i cili ka denoncuar publikisht gazetarët duke thënë se i kanë kërkuar para për të fshehur ngjarjen.

Statusi i plotë

Jam i skandalizuar nga gazetaria e neveritshme që po bëhet në Shqipëri. E kisha dëgjuar, por nuk kam dashur asnjëherë që ta besoj, duke qenë se unë vetë jam gazetar. Kam komunikuar dje gjatë gjithë ditës me dhjetëra kolegë, të cilët ishin të interesuar për ngjarjen në “Spitalin Continental”.

Pjesa më e madhe e tyre, kërkonin para nga Spitali për të fshehur ngjarjen. “Nëse nuk na paguani ju, do të hedhin lekë konkurrentët tuaj që ne t’ju sulmojmë akoma më fort”. Tmerrrrrrrrrr. Një numër i madh portalesh të njohura dhe të panjohur që janë në kushtet e mbijetesës, ku për para janë gati të bëjnë gjithçka.

Të krijojnë legjenda urbane, të cilat më pas edhe vetë janë të prirur t’i besojnë. Të hedhin baltë apo të denigrojnë kë të duan, sa herë të duan. Pa fakte, pa prova, për të helmuar njerëzit, njerëzit që ushqehen me helm çdo ditë dhe helm lëshojnë nga tastiera e një kompjuteri, apo telefoni smart phone.

Një gazetari që e ka humbur misionin fisnik atë të informimit. Por ka marrë një tjetër status të gjobvënies, si të ishte një bandë e mirëorganizuar.

Gazetarë të televizioneve kombëtare që ende nuk e dinë se një lajm duhet të jetë i balancuar. Ska faj. Ai di bëjë vetëm punën e ushtarit. Është pa mendim. Pa shtyllë kurrizore. Pa emër. Pa personalitet. Gazetarë të cilët nuk janë gazetarë.

Jam pa fjalë!

Share: