Home KRYESORE Terheqja e Rulit sjell “perplasjen” e Ilir Demalisë me Kurt Kolën

Terheqja e Rulit sjell “perplasjen” e Ilir Demalisë me Kurt Kolën

Nga Ilir Demalia

Çdo kauzë, inisiativë, ligj, drejtësi, ideal dhe ndryshim prosperues dhe civilizues në histori ka si bazë moralin dhe revoltën ndaj padrejtësisë.

Statusi Kurt Kolës

LAJMI: RULI iku qe te shpetoje Vettingut… A thua do i shpetoj?!!!

Ilir Demalia O Kurt, po shqetsohu më shumë a do ti rruaj b…. Vettingu Gramoz Ruçit e e CO te gyjgjsorit te komunistëve se për Genc Rullin!

Kurt Kola

O Ilir, mos u shqeteso fare se une e kam me te gjithe se jane buka e nje mielli, por ky u shfaq si dhelpera e pare per t’ u lene bishtin ne dore… Pastaj ty nuk ka pse te vjen aq keq per nje qe ka futur ne burg shoket e klases ne gjimnaz!!

Ilir Demalia

Absolutist Kurt. Mua as më ka ardhë e as më vjen keq për kurrnja prej tyne. Nuk jam bërë palë me kurrnjë prej tyne qoftë dhe një ditë. Në të kundërt I kamë denoncuar që në dhjetor 1990 si “pluralizëm” I emëruar I Komitet Central ku I dhatë një dorë jo pak të vogël dhe ju të persekutuarit herë ke nje krah herë ke tjetri dhe ju shpërdoruan aq keq, sa tashmë jo nuk jeni kurrfarë faktori si shtrese, por keni humbur dhe kredibilitetin moral të besimit.

Kurt Kola

Ilir, eshte kollaj te flasesh nga Amerika dhe te kritikosh, por te keshe parasysh dhe te analizosh nje lufte prej nje cerek shekulli me nje parti qe njeheresh te ka rrembyer flamurin dhe kauzen dhe nen simbolet e tua te lufton njesoj si e ema ppsh!! Me rrahje, me burgosje e me te gjitha metodat e sistemit monist… Kredibiliteti ka veshtrim relativ te njerzit…

Ilir Demalia

Kurt Kola, principet dhe bindjet për të qenë konsistent dhe konseguent me qëndrimet dhe moralin e asaj ç’ka mban qëndrime në bazë të bindjeve që beson nuk ka të bëj me të qënit në Amerikë.

Kur një qellim, bindje, apo kartë morale përdoret si shkallë për të arritur për të bërë pallë siç kanë bërë pushtetet e këtij 27 vjecari postdiktatorial, e theksoj, edhe duke shpërdoruar shtresën tuaj dhe duke ju përcarë, sa sot përfaqsoheni me një ish spiun dhe që nuk ka qenë qoftë dhe një ditë i persekutuar si Besim Ndregjoni që fatkeqsisht është i dekoruar ai dhe i jati nga B.Topi, dhe nga Rama i është vënë emër rruge të jatit tij në mes Tiranës(?!!), tregon shumë për gjëndjen tuaj si shtrese.

Flas me ty kështu Kurt Kola, se i di qëndrimet tuaja në burg edhe nga im ate dhe nga miku i përbashkët F. Lubonja, të cilin, e latë në baltë dhe të vetëm në debatin e padrejtë dhe të pamoral e deri kriminal do të thoja, me Kadaren, Çilin dhe ish kryetarin e hetuesise së Shqipërisë që ti e njeh mirë Qemal Lamen.

Ju duhet të bëheshit bllok jo për Fatosin në këtë sulm të pamoral dhe kriminal nga ish shërbëtorët e regjimit dje dhe sot, për të vërtetën dhe për fyerjen që ju bënë ju si shtresë. Aq më tepër Ti që ke ndenjur deri ne fund me Fatosin në burg dhe jeni të fundit të liruar dhe i di mirë qëndrimet dhe karakterin e tij.

Çdo kauzë, inisiativë, ligj, drejtësi, ideal dhe ndryshim prosperues dhe civilizues në histori ka si bazë moralin dhe revoltën ndaj padrejtësisë.

Kurt Kola Ilir, une te pergezoj per gjithcka perpiqesh te besh ne sherbim te Atdheut tend e timit, por per katrauren post komuniste vetem po te jemi ne nje bisede te gjate ulur rrafsh do te bindesh per lojrat dhe poshtersite qe bere ne kete vend… Te pershendes e te uroj gjithe te mirat Ilir!

Share: