Home KRYESORE Tritan Shehu në mbështetje të Bashës

Tritan Shehu në mbështetje të Bashës

Tritan Shehu shprehet në mbrojtje të listës së Bashës. Kryesuesi i listës së demokratëve në Gjirokastër, Tritan Shehu, e cilëson listën e kandidatëve të hartuar nga Lulzim Basha si gjithëpërfshirëse.

“Lista ka hapësirë për aq vende sa janë. Natyrisht jo të gjithë mund të jenë në lista. Kjo ndodhi edhe në 2013 kur unë personalisht nuk isha për 4 vjet në Parlament, pavarësisht se isha ish-kreu i PD-së dhe themelues i saj. Mendoj se ekipi i ri i zgjedhur në PD përfaqëson aspiratat tona, programin dhe është një ekip që përmban njerëz të rinj, njerëz me eksperiencë, asete të PD dhe histori të PD. Është një listë gjithëpërfshirëse e PD” – deklaron Shehu per gazeten Panorama duke vazhduar: “Nuk dua të komentoj asgjë që deklarojnë kolegët e mi. Ashtu siç thashë edhe më parë, në këto momente të gjithë energjitë tona, të gjitha forcat tona, të gjithë kohën tonë duhet ta kthejmë në dobi, në funksion të fushatës elektorale dhe fitores së PD. Duke pasur si qëllim vetëm fitoren e PD. Kjo duhet të jetë motoja që duhet të mbizotërojë në këtë fushatë shumë të rëndësishme, e cila do të realizojë ato ndryshime që priten prej kohësh” – tha Tritan Shehu.

Share: