Home KRYESORE Urdhri i Leskajt: KLSH nuk do publikojë raporte gjatë fushatës elektorale

Urdhri i Leskajt: KLSH nuk do publikojë raporte gjatë fushatës elektorale

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur që në periudhën mes 23 majit dhe 27 qershorit të mos publikojë raporte auditimi me gjetjet në subjekte të ndryshme që kanë kaluar në këtë sitë. – “Për shkak të Zhvillimit të fushatës elektorale në vend dhe evitimit të keqpërdorimit të materialeve të publikuara nga KLSH urdhëroj: Vendimet e Kryetarit të KLSH mbi auditimet e ushtruara në subjektet nuk do të publikohen në uebin e institucionit gjatë periudhës elektorale që përkon me zgjedhjet e organeve legjislative” thuhet në urdhrin e Leskajt.

Share: