Home KRYESORE Zyrtarët e CIA-s zbulojnë “sekretin”: Pse Putin do mosmarrëveshje me SHBA

Zyrtarët e CIA-s zbulojnë “sekretin”: Pse Putin do mosmarrëveshje me SHBA

Rusia arriti të krijonte mosmarrëveshje politike në Shtetet e Bashkuara, duke ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, e cila do ta nxisë Moskën që të provojë sërish të bëjë një gjë të tillë, kanë thënë zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane.

Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper dhe ish-kryetari i Komitetit për Inteligjencë, Mike Rogers, gjatë një diskutimi në universitetin Harvard, janë pajtuar se Rusia ka gjasa që të provojë sërish të arrijë këtë qëllim edhe në zgjedhjet që do të mbahen këtë vit në Francë dhe Gjermani.

“Qëllimi i tyre ishte që të krijojnë pakënaqësi dhe mosbesim në zgjedhjet tona. Ata donin që ne të grindeshim kur ato të mbaronin”, tha Rogers në një ngjarje në Kembrixh. “Kjo është duke ndikuar në procesin legjislativ sot. Ky është shumë sukses”.
Clapper tha se Rusia që një kohë të gjatë ka kërkuar që të ndikojë në sjelljen e votuesve ameriaknë por Moska, sipas tij, zbuloi se këtë mund ta bëjë me kosto të ulët, duke përdorur rrjetet sociale, si Facebook-u, për të shpërndarë informacione të rreme.

“Kjo është sjellja më agresive dhe më e drejtpërdrejtë që ata kanë pasur në zgjedhjet tona”, tha Clapper./360grade.al

Share: