Home KRYESORE Agron Tufa i publikon Selamit dokumentin e komunizmit: Ja studimi për Enver...

Agron Tufa i publikon Selamit dokumentin e komunizmit: Ja studimi për Enver Hoxhën

Shkrimtari i njohur Agron Tufa, me anë të një statusi në faqen e tij ne rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një studim ku autor i tij është kandidati për kryetar në Partinë Demokratike Eduard Selami.

Në dokumentin e publikuar i cili mban titullin “Mendimi estetik i shokut Enver Hoxha-kontribut i rëndësishmen në pasurimin e estetikë sonë”, shkruhet për Enver Hoxhën ne epoken e tij komuniste.

Më tej, në këtë shkrim, Selamin shkruan “Mendimi estetik i shokut Enver Hoxha është një kontribut me vlera të shumanëshme dhe zhvillim i mëtejshme krijues i estetikës marksist-leniniste”.

Kujtojmë që ky reagim nga Tufa, vjen në një moment, kur vetem dy ditë më parë Eduard Selami deklaroi kandidaturën e tij për kryetar partie, pasi Lulzim Basha deklaroi të ngrirë funksionin e tij duke ia deleguar dy nënkryetarëve dhe kryetarit të përgjithshëm.

agron tufa 1

Share: