Home KRYESORE Atentati me armë zjarri në Shkodër. ja emri…

Atentati me armë zjarri në Shkodër. ja emri…

Një 42-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e së mërkurës rreth ores 21:30 minuta në qytetin e Shkodrës. Ngjarja u regjistrua në lagjen “Perash, në vendin e quajtur sheshi “Isa Boletini”. Ilir Hajdari i njohur ndryshe si “Mir Vetulla”, ka qenë i ulur në një lokal anës rrugës kur u qëllua disa herë ne drejtim të tij nga persona ende të paidentifikuar, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Sipas raportimeve autori/ët kanë qenë duke lëvizur me një automjet dhe ata e kishin ruajtur në lëvizjet e tij të plagosurin, ndaj të cilit qëlluan disa herë me armë zjarri. 42-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal Shkodër dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

“Më datë 28.06.2017, rreth orës 21:30 njoftohemi se ka të shtëna me armë në lagjen “Perash” në vendin e quajtur “Sheshi Isa Boletini”.Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi I. H., 42 vjeç, banues në Perash, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën”, sqaron policia.

Nga ana e policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj. Pritet që në ndihme ti vijnë edhe pamjet filmike të disa subjekteve përreth që kanë filmuar ngjarjen.

I forti i Shkodrës, i akuzuar për vrasjen e Indrit Bajrit në vitin 2001 është sjellë me urgjencë sot në Tiranë, pas atentatit që i bënë në sheshin “Isa Boletini” të qytetit.

Ai është sjellë me helikopter, pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Ilmir Hajdari, i njohur ndryshe si Mir Vetlla, është i vetmi nga të akuzuarit për vrasjen e Indrit Bajrit që është ende gjallë./lapsi.al

Share: