Home KRYESORE Basha: ja pse i largova “veteranët” nga listat e PD-së

Basha: ja pse i largova “veteranët” nga listat e PD-së

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka treguar në Top Story përse i largoi nga listat e kandidateve “veteranët” e PD-së.

“Lista është përshëndetur dhe është pritur me entizuazëm të jashtëzakonshëm, jo vetëm nga partia, por edhe nga publiku, akademikët, shoqëria civile dhe media. Të të jap disa shifra sesa i thellë është ndryshimi, kemi 41 gra në 140 kandidatë, 82 përqind e kandidatëve që nuk kanë qenë kurrë deputetë, 42 përqind të rinj nën 40 vjeç dhe 33 përqind nën moshën 35 vjeç. Kjo është një listë që përfaqëson dëshirën, kërkesën e kohës dhe qytetarëve për daljen e PD me një ekip të lirë dhe demokrat”, tha Lulzim Basha ne televizionin me afer Edi Rames.

Share: