Home KRYESORE Basha në Shkodër tregon pse mbeti jashtë listës Jozefina Topalli

Basha në Shkodër tregon pse mbeti jashtë listës Jozefina Topalli

Pavarësisht akuzave të bëra prej saj, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falënderuar publikisht deputetët që kanë përfaqësuar Shkodrën në parlament.

Në hapje të mitingut të prezantimit të kandidatëve për këtë qark Basha tha se mospërfshirja në listë e emrave të tillë si Jozefina Topalli ishte vendim i marrë duke pasur parasysh shumë gjëra.

“Vendimet që kam marrë për ekipin fitues kanë pasur për qëllim evidentimin e mozaikut të qëndresës, demokracisë, kontributit dhe të ardhmes. Këto asnjëherë nuk janë vendime të lehta, por janë vendime që më takojnë t’i marr. Ashtu siç duhet dhe do të marr vendimet që do të përmirësojnë ekonominë tuaj do çlirojnë financat dhe kapitalin e nisa me vendimet e duhura për ekipin fitues të Republikës së Re. , është pjesë e ndryshimeve në funksion të Republikës së Re” – tha Basha.

Megjithatë kreuj i PD-së e falënderoi Topallin dhe deputetët që mbetën jashtë listës së Shkodrës.

“Me këtë rast më lejoni të falënderoj nga zemra përfaqësuesit e Shkodrës në parlamentin që shkoi, duke nisur me znj.Jozefina Topalli, Irma Koplikun, Gjovalin Bzhetën dhe veçanërisht Helidon Bushatin i cili me aktin e tij kontribuoi në maksimalizmin e votës”, – tha Lulzim Basha./lapsi.al/

Share: