Home KRYESORE Bëmat e Berluskonit nuk kanë fund, ngacmon edhe Melania Tramp

Bëmat e Berluskonit nuk kanë fund, ngacmon edhe Melania Tramp

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, i njohur për komentet thumbuese mbi femrat, i habiti të gjithë të premten, duke thënë se ajo që pëlqen më shumë rreth Presidentit amerikan, Donald Tramp, është bashkëshortja e tij, Melania.

Berlusconi, 4 herë kryeministër i Italisë, është rikthyer në qendër të vëmendjes politike falë ringjalljes së fushatës së tij politike, me anë të së cilës, shpreson të ringjallë edhe fatin e tij politik.

Duke folur në një debat, Berluskoni u pyet nëse ishte i kënaqur me krahasimin që i është bërë me presidentin amerikan, Donald Tramp.

“Nuk më bën të ndihem edhe aq mirë- u shpreh milioneri italian – Por sa i përket Tramp, si shumë burra dhe gra mund të them vetëm se më pëlqen Melania, Për bukurinë, sharmin dhe stilin e saj.

Vlen të theksohet se ish-kryeministri ka qenë përfshirë në disa afera seksuale, të cilat janë shndërruar edhe në skandale të mëdha politike. /360grade.al

Share: