Home KRYESORE Berisha: Ja se çfarë do të bëhet me Bashën nëse humb zgjedhjet...

Berisha: Ja se çfarë do të bëhet me Bashën nëse humb zgjedhjet e 25 qershorit

I ftuar në emisonin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për situatën politike në vend, si dhe për situatën e PD-së para zgjedhjeve. Ai u pyet nga gazetari Lutfi Dervishi, edhe se çfarë bën kryetari i PD nëse humb zgjedhjet. Ne kete rast, Lulzim Basha sipas Berishes, “ka përcaktuar se nëse nuk fiton zgjedhjet do të bëj zgjedhjet për kryetarin e PD-së në korrik”.

Po nëse nuk bëhet dot kryeministër, çfarë bën kryetari?

Nëse nuk bëhet dot kryeministër, Lulzim Basha ka përcaktuar se nëse nuk fiton zgjedhjet do të bëj zgjedhjet për kryetarin e PD-së në korrik. Këtu kemi dy qëndrime…Edi Rama thotë…

Ta lëmë Edi Ramën një sekondë se kam një pyetje.

Jo s’ka diskutim, se thotë që po nuk fitova zgjedhjet.

Në 2013-ën ju keni vendosur një standard si kryetar i PD-së…

Nuk është i domosdoshëm ai standard për të gjithë. Ta themi atë që është. 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për kritikat dhe sjelljen e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe deputetit Arben Imami, pasi u lanë jashtë nga listat e PD. Ai ka nenvizuar se zerat kritike ne PD nuk shuhen kurre, teksa i ka quajtur Imamin dhe Topallin, “ish bashkëpunëtorët e mi dhe miqtë e mi për aq kohë sa ata të dëshirojnë të ruajnë ato raporte”.

Po, por në momentin që shuhen të gjithë zërat kritik, zgjedhjet brenda partisë kthehen në një formalitet.

 Jo, nuk shuhen. Zërat kritikë nuk shuhen kurrë në asnjë parti, as në partinë demokratike. Por kjo është një periudhë dhe unë e shfrytëzojë këtë rast dhe unë e shfrytëzoj këtë rast t’i bëj thirrje çdo demokrati, çdo qytetari të bëjnë gjithçka në këtë prag fitorje të sigurtë të opozitës shqiptare. Kurrë ndonjëherë nuk e ka patur populli i opozitës më afër, më të prekshme, më të mundshme fitoren, se sa në këto zgjedhje. Imagjino kë kanë kundërshtar. Kanë kundërshtar një njeri I cili pasi mashtroi, pasi shpalli platformë me 42 premtime dhe ka zbatuar vetëm një prej tyre, heqjen e TVSH-së për ilaçet, paçka se çmimi i ilaçeve është rritur me 30% në krahasim me 3 vjet më parë…

Koha për të bërë kritika ndaj listës është e pavend, por a keni ju një koment për kritikat e kritikëve të bujshëm të listës, – ku spikasin zoti Imami dhe zonja Topalli? 

Unë nuk kam asnjë koment për qëndrimin e asnjeriu. Duhet të dish një gjë. Ata me të cilët unë mbylla kapitullin tim më 20 korrik të vitit 2013. Ata janë ish bashkëpunëtorët e mi dhe miqtë e mi për aq kohë sa ata të dëshirojnë të ruajnë ato raporte. Natyrisht kryetari i ri i PD-së ka absolutisht të drejtë të zgjedh ekipin e tij pa asnjëlloj hezitimi në këtë aspekt sepse thotë se unë me këtë ekip do të fitojë, me këtë ekip do të qeverisë.

Share: