Home KRYESORE Bregu mesazh për ata që politikën e përdorin si bankomat…

Bregu mesazh për ata që politikën e përdorin si bankomat…

Nga Majlinda Bregu

Gjithçka nis e mbaron tek komunikimi. Sa më shumë të flasim mendjehapur, aq më të vërtetë jemi.

Të komunikojmë me njëri tjetrin, atë që pëlqejmë ose atë ç’ka se pranojmë dot, për asnjë lloj kompromisi a marrveshje, që mund t’na hyjë në mes.

Për tradicionalen dhe të renë, për të shkuarën dhe të sotmen, kur jo pak herë e thëna merr dhenë, duke mos përcjellë asnjë të vërtetë.

Për gjuhën politike e cila kur vjen puna te e vërteta është e drunjtë. Për ata që politikën e përdorin si bankomat dhe që frymëzojnë aq sa mund të frymëzojë një gjinkallë.

Të flasim por të mos fryjmë e shfryjmë, të mos baltosim askënd duke abuzuar mbi lirinë e fjalës, konceptin e së cilës mesa duket shumë se kanë kuptuar ende.

Share: