Home KRYESORE Bushati: Sali Berisha është kapur peng nga “Rilindja”

Bushati: Sali Berisha është kapur peng nga “Rilindja”

BERISHA PRET GAZETARET - Kryeministri Sali Berisha, gazetaret Lorenc Vangjeli, Blendi Fevziu dhe Andi Bushati, gjate nje pritje koktej per gazetar봬 botuesit e drejtuesit e medias n렶end, per te shprehur vleresimet per kontributin e tyre gjate vitit te kaluar dhe per te uruar fillimin e vitit 2012.

Bushati: Sali Berisha është kapur peng nga “Rilindja” Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paeskpozuarit”, deklaroi se ish kryeministri Sali Berisha është shitur tek Edi Rama, për t’i shpëtuar burgut. Sipas Bushatit, Berisha po shkrin Partinë Demokratike për Edi Ramën.

Andi Bushati: Unë nuk jam dakort që Basha i ka humbur zgjedhjet në katër muajt e fundit, por në katër vitet e fundit, arsyeja është që nuk u nda dot nga trashëgimia e Berishës. Të futësh në çadër e të bësh radikalin dhe të dalësh nga çadra dhe të bësh pulën, këtu jemi në një shpjegim aluçinant dhe deri këtu themi që Basha i paaftë kaq dinte kaq bëri. Ne për katër vite me radhë kemi thënë që Berisha e mban nën tutel Bashën, kritika ime kryesore ka qenë që Basha nuk ndahet dot nga Berisha. Fakti që Berisha pranoi të zhdukeshin nga lista të gjithë bashkëpuntorët, pranoi marrëveshjen me Ramën në heshtje, pranoi në hesthje, dhe tani pranoi që Basha të organizojë një proces fars. Mua më lind pikpyetja, pse po e bën Sali Berisha këtë para çadrës u thirr Berisha dhe i biri në një komision për CEZ. Unë mendoj se Sali Berishën e kanë kapur peng, këta të “Rilindjes” janë shumë të zotë, janë specialistë, këta e kanë kapur peng Berishën, prandaj ai nuk flet, dhe me dhimbje po shikon sesi po i shkrihet partia dhe është levë në dorën e Edi Ramës. Sali Berisha do jetë i detyruar të japi votën për Edi Ramën kryeministër.

Share: