Home KRYESORE Dhuna ndaj eksponentëve të LSI, mbledhje urgjente e Task Forcës

Dhuna ndaj eksponentëve të LSI, mbledhje urgjente e Task Forcës

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka thirrur sot një mbledhje jashtë radhe të Task Forcës.

Mësohet se kjo mbledhje e tretë bëhet pas shqetësimeve në rritje të ngritura nga subjektet politike pranë Zv. Kryeministrit.

Në rendi i ditës pritet të diskutohen informacionet në lidhje me rastet e dhunës gjatë fushatës zgjedhore dhe aktivizimin e elementëve kriminalë për të mbështetur subjekte politikë. Sipas burimeve zyrtare në këtë mbledhje do të ketë një raportim i posaçëm, për kanosjen të drejtuesit të LSI, Dega Berat, Z. Krenar Shehu si dhe rastet e dhunës të shënuara në Pukë, Fushë-Krujë, Lezhë dhe Fushë- Arrëz.

Task Forca do të marrë në shqyrtim edhe informacionet e raportuara në të për shitblerje të votës si dhe rastet e identifikuara deri më sot të kësaj dukurie.

Plani i masave i hartuar me qëllim trajtimin e incidenteve gjatë fushatës zgjedhore apo ditën e zgjedhjeve është një tjetër pikë ku do të ndalet Task-Forca. Një pikë e rëndësishme e rendit të ditës është diskutimi i informacioneve, në se ka të tilla, lidhur me implikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në mbështetje të subjekteve zgjedhore dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, si dhe masat e marra./360grade.al/

Share: