Home KRYESORE Die Welt: Si u kthye Kosova laike në fortesë të islamit radikal?

Die Welt: Si u kthye Kosova laike në fortesë të islamit radikal?

Islami radikal sërish e ka bërë Kosovën temë të errët të shtypit evropian.

Rrymat radikale fetare të ardhura nga Arabia Saudite janë trajtuar në artikullin më të ri të gazetës gjermane ‘Die Welt’, që nënvizon edhe kontrastet e shoqërisë kosovare.

Artikulli nënvizon se Kosova krahasuar me numrin e popullsisë ka dendësinë më të madhe të islamistëve në Europë. Në shumë xhami kërkohet të rekrutohen milicë terroristë.

Gazetari i ‘Die Welt’ vëren kontrastin ku nga njëra anë shëtisin në sheshin para monumentit të Bill Klintonit vajza të reja të veshura me funde, shumë pak mbajnë shami koke, shkruan gazeta gjermane.

Por kjo është njëra anë e shtetit të ri të Kosovës, sipas ‘Die Welt’.

Ana tjetër duket pak metra më larg në një xhami të futur mes ndërtesave. Para saj qëndrojnë dy burra me mjekra të gjata që reagojnë me agresivitet ndaj kamerave.

Sipas gazetës gjermane, arsyet e përhapjes së salafizmit në Kosovë gjenden në Bosnjën e viteve 90-të.

“Në Kosovë salafistët zunë vend pas bombardimit të NATO-s në Jugosllavinë e mbetur….Me ndihmën e parave arabe Kosova laike brenda pak vitesh u bë një fortesë e salafizmit në Europë”, thuhet ndër të tjerash në artikull./Konica.al

Share: