Home KRYESORE “Ditë zie për demokracinë, të japin shpjegime kush e çoi PD-në skëterrë!

“Ditë zie për demokracinë, të japin shpjegime kush e çoi PD-në skëterrë!

Anëtarë, simpatizantë të Partisë Demokratike kanë nisur të shprehin pakënaqësinë dhe zhgënjimin lidhur me rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve.

Një prej tyre është edhe pedagogu i njohur dhe ish-dhjetoristi Ilir Kaduku, i cili ditën e sotme e ka quajtur si ditë zie për demokracinë.Gjithashtu ai ka kërkuar që shkaktarët e kësaj disfate politike të japin llogari: “Ditë zie për demokracinë shqiptare. Si themelues i PD, si profesor i lëvizjes dhjetoriste, si pjesëmarrës i grevës të urisë të studentëve dhe pedagogëve (Shkurt ’91), si qëndrestar i demokracisë kam të drejtë të nxjerr një konkluzion : jemi ne të të njëjtën situatë si në Dhjetor ’90!

Të japin llogari ata që na sollën në këtë situatë skëterrë! Si mund të vazhdohet kështu?,”-përfundon statusi tij në Facebook. . Dje, më 25 qershor u zhvilluan në Shqipëri zgjedhjet parlamentare prej të cilave do të zgjidhen qeveria e re për 4 vitet e ardhshme.

Share: