Home KRYESORE Doreheqja e Bashes sipas meje. Nga Artur Roshi

Doreheqja e Bashes sipas meje. Nga Artur Roshi

Mid’hat Frashëri ka qenë njeriu që themeloi institucionin e dorëheqjes kur ishte ministër i qeverisë së Ismail Bej Qemalit.Dorëheqja është një akt moral me dy plane ,e cila bëhet për të ruajtur ose krijuar rekorde institucionale dhe personale.Pra që të arrish tek dorëheqja kërkon një analizë që vendos një ekuilibër midis arsyes dhe emocionit.Vijmë në rastin “BASHA”.Institucioni i kryetarit të PD deri më sot nuk ka rekorde të tilla “dorëheqjeje” kur je në opozitë dhe humbet zgjedhjet,por vetëm kur je në qeverisje dhe i humbet ato.Pra nuk ka akt moral institucional që cënohet.A mund të krijohet ?Them që po,por këtë e di ai që njeh më mirë situatën dhe është çështje e tij si kryetar Partie.

Vijmë në planin personal të tij.

Së pari,

Ne nuk mund të pretendojmë se kemi informacion më të madh se ai dhe si të tillë nuk mund të jemi objektiv në gjykimin tonë për moralitetin e tij.

Së dyti,

Kjo është një çështje e moralit personal politik që çdo njeri i krijon sipas bindjes së tij nëse i vlen për suksesin e tij apo jo.

Realisht ka disa pikpyetje për situatën politike që jetojmë që ndikojnë në këtë vendimmarrje personale.

A ishin zgjedhje vërtetë të lira ku produkti i zgjedhjeve përputhej me zotësinë e liderit apo ishin zgjedhje të sforcuara ku situata parazgjedhore perfshirë dhe listat kanë faktorë të tjerë që kanë imponuar vullnetin e tij etj … ?

Vijmë tek procesi i zgjedhjeve në PD.Këtu shtrohet çështja se do të jetë një garë e lirë vërtetë ?Rreth këtij procesi mund të diskutojmë në të drejtën tonë,por jo rreth dorëheqjes që është jo tërësisht në të drejtën tonë për ato që thashë më lart.

Çështja e zgjedhjeve parlamentare të 26.Qershorit mund të jetë pjesë e debatit të garës për kryetar,përveç platformave bashkuese dhe optimiste.

Unë futem tek njerëzit që kam rezerva në raport me frymën mospërfillëse të PD me qytetarin,gravitetin politik të saj të humbur,fibrën politike të listës “Basha”,etj dhe nuk kam qenë i motivuar për të qenë aktiv në shkallën e duhur ,edhe si individ edhe si Parti e Ballit Kombëtar Demokrat,por emocioni nuk duhet të jetë para arsyes.

Të gjithë e dinim që do të humbisnim këto zgjedhje dhe të gjithë nuk prisnim dorëheqje të z.Basha në përputhje me rekordet dhe moralin e politikës shqiptare të derisotshëm,atherë pse të flasim për një objektiv të pavendosur që nuk egzistonte.

Kontrolli i emocionit,kapriços dhe inatit është vyrtyt.

A.Roshi, Kryetar i Partia Balli Kombetar Demokrat

Share: