Home KRYESORE E para në listë për PD në Korçë: Humbja e PD edhe...

E para në listë për PD në Korçë: Humbja e PD edhe nga…

Kryesuesja e listës së PD-së në Korçë Valentina Duka, është shprehur se Basha është njeriu i duhur për të ringritur PD-në dhe për ta sjellë në pushtet.

Deputetja Duka, në një intervistë për “Panoramën” ka thënë se zgjedhjet e 25 qershorit u vodhën nga makineria shtetërore por edhe si rezultat i sabotimeve të brendshme.

“Zgjedhjet e 25 qershorit u goditën rëndë nga segmentet e makinerisë shtetërore të komanduar nga zoti Rama dhe njerëzit e tij, të cilët nëpërmjet presioneve, blerjes masive të votave me anën e parave të drogës, punësimeve të improvizuara etj., devijuan në mënyrë dramatike votën në favor të PS-së. Së dyti, PD u sabotua rëndë edhe nga brenda saj. Të gjithë e pamë se si sulmoheshin e përgojoheshin kandidatët tanë nëpër portale të financuar nga ish-funksionarë të PD-së, duke qenë në sintoni të plotë me sulmet dhe insinuatat e pushtetit të Ramës kundër tyre. Përtej kësaj, njerëz të caktuar brenda PD-së u përpoqën të dekurajojnë e të shmangin pjesëmarrjen në votime të mbështetësve tanë.” – tha Duka.

Share: