Home KRYESORE Erdogan: Shqetësim për sherrin Rama-Meta! Turqia këtë nuk do ta lejojë përçarje...

Erdogan: Shqetësim për sherrin Rama-Meta! Turqia këtë nuk do ta lejojë përçarje në Shqipëri!!!

Turqia sheh me shqetësim përplasjen e fundit mes Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.Deklarata është bërë në një intervistë ekskluzive që Presidenti i Turqisë i dha Top Channel.

Gjatë bisedës në Top Story, gazetarin Sokol Balla, Presidenti Erdogan foli për forca që duan destabilitetin e Shqipërisë dhe përmes saj edhe Ballkanit, por palajmëroi se Turqia nuk do ta lejojë këtë.

Erdogan foli dhe për rrezikun e ngjashëm me grushtin e shtetit të një viti më parë në Turqi, që sipas tij, i kanoset Shqipërisë nga institucionet e Fetullah Gylenit.

Erdogan foli edhe për raportin e tij me Kryeministrin Edi Rama.

“Shqipëria është një vend unik me shumllojshmëri fetare dhe kulturore dhe në këtë aspekt ka një respekt reciprok mes myslimaneve dhe të krishterëve. Kjo bashkëjetesë në këtë drejtim është një pasuri dhe unë lutem shpesh që kjo të mbështetet edhe më tej nga Shqiperia. Por ka edhe nga ata që po përpiqen që ta ndajnë dhe përçajnë Shqipërinë. Lutem që ata të thyejnë kokën në mur”, tha Erdogan.

Presidenti turk foli edhe për raportet e tij speciale me politikën shqiptare.

“Dua t’i uroj fat mikut tim të dashur, Kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu edhe Presidentit të zgjedhur. Personalisht jam për solidaritet mes tyre. Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re dhe unë besoj që shqiptarët do të fuqizojnë të ardhmen e tyre”, vijon ai.

Presidenti turk foli në mënyrë të posaçme për përplasjen e fundit mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.

“Të themi të vërtetën, më shqetëson të shohim këtë debat të kohës të fundit mes dy institucioneve të shtetit, mes Presidentit te zgjedhur dhe Kryeministrit”, thotë ai.

Sipas Presidentit Erdogan ka forca që po përpiqen të sjellin përçarje në Shqipëri, por paralajmëroi se Turqia këtë nuk do ta lejojë duke dhënë edhe arsyet përse.

Share: