Home KRYESORE Është koha e organizimit të një politike të mirëfilltë mbarë ...

Është koha e organizimit të një politike të mirëfilltë mbarë kombëtare

Nga Frederik Ruço.

Regjisorët, ata që trysnojnë politikën shqiptare, po tallen dhe mirë na e bëjnë. Qeveritarët dhe, politikanët, kur marrin karrigen e pushtetit; për faj të vet, kur në ditët e fundit të dimrit politik, mblidhen ndër vete si këshilli i ndrikullave, nuk mendojnë më të bëjnë me dashje zgjidhje të hajrit për jetën e qytetarëve shqiptarë, por kanë hallin se nuk do të jenë më, për të mbrojtur mashtrimet. Se si do ti vejë halli qeverisjes së rradhës së këtij vendi një zot e di. E bukura është, se kanë mbi 25 vjet që mblidhen e stërmblidhen po ato fytyra politikanësh, duke na përrallisur e servirur të njëjtën politikë.

Rroli tyre tashmë është bërë bajate, është njësoj sikurë të kanë dhuruar një album fotografish në dorë, dhe sa herë t‘i shfletosh fijet e saj, të del po i njëjti person (surrat), a nuk të neveritet albumi? A s’të shkon koha kot për tu marë me të? Po me të njëjtët politikanë do merremi? Këta politikanë jo të gjithë, nuk duan apo nuk e kuptojnë që janë bërë të neveritshëm. Premtimet e gënjeshtrat e tyre të bajatura nuk i hanë as ata më, që kanë qenë e janë militantët më të sakrifikuar, madje me jetën e tyre për partitë përkatëse.

Dikur, ne si themeluesit e parë të lëvizjeve deokratike, fillimisht dhe, rastësisht në Kavajë me /25/03/1990/ dhe më pas në Lëvizjen Studentore më /12/12/1990/ shumë shpejt morëm nga PD zhgënjimet e para. Grupi i shëndoshë i kësaj Lëvizje Kombëtare, u eleminua në dukje nga konspiracioni serbo-greko-bizantin, por rrealisht ekziston ende. Partitë që u krijuan; pas viteve 90‘, ishte porosi e konspiracionit në fjalë, vendin dhe, pushtetin do t’a zinin, vetëm ato parti që u krijuan nën trysnin e konspiracionit dhe, ne i quajtëm parti parlamentare me nofkën ‘‘klubi ramizian“ ‘‘Katovician“ të cilët mbetën dhe, ende janë sot të përbaltosura karshi jetës së qytetarëve shqiptarë. Ato mbetën si të tilla e do të jenë të bindura dhe, të kenë të drejtë të vendosin për gjithçka në jetën politiko-sociale-kulturore të vendit.

Por, nga ana tjetër; ato nuk duhet të harrojnë kurrë se për kënaqësit dy palëshe të tyren, e të ndërkombëtarëve, flejnë mbashkë me tradhëtinë. Këto parti të gjitha (të dhjetat) janë antikombëtare, të cilat mblidhen rreth orbitës së politikës shqiptare që as edhe presjen nuk e xhvendosin në një vend tjetër, pa urdhër, pra, nga kush janë vënë në detyrë. Nuk mjaftuan vetëm këto dhjetë partit parlamentare, gjoja të mbështetura në bazë të mendimit e pluralizmit politik, por duhet të krijonin dhe disa partiçka të dala po nga mitra e PPSH.

PS, fillimisht futi nën sqetull, Partinë Social Demokrate me kryetarë Skënder Gjinushin dhe, PD bëri të njëjtën gjë, me Partin Republikane fillimisht me Kryetarë Sabri Godo, e më pas Fatmir Mediu. Të dy grupet (klane) që janë nën trysnin e konspiracionit serbo-greko-sllavo-bizantin, partiçkat në fjalë ja ngjitën si bisht prapa dy partive të mëdha PS-PD, ku, të gjitha sëbashku të krijojnë më pas çoroditjen në polItikën shqiptare, në vend që të kultivonin frymën e krijimit të pluralizmit të partive e të mendimit politik për zhvillimin kombëtar. Partiçkat në fjalë bashkë me dy të mëdhat, kanë çoroditur më qëllimin që të përzjejnë politikën shqipëtare gjithmonë nën trysnin e konspiracionit që thamë më lartë.

Në sinkronizim dhe bashkëpunim të plotë, konspiracioni serbo-greko-sllav-bizantin me klubin ‘ramizian“ Shqipërinë e duan pa shqiptarë e më pas ta ndajnë përsëri, për ta komanduar e dominuar më kollaj, sikurse kanë bërë në interes, ndaj planeve të tyre shoviniste. Sigurisht synimi i regjisorëve të huaj që rrinë mbi kokën e politikanëve shqiptar aktual, jo të gjithë; është copëtimi i mëtejshëm i politikës shqiptare, që do të thotë: ndarje e shoqërisë në luftë klasash dhe, mosmarrëveshjeve akoma më të thella në bërjen e njësimit etnik në një shtet të përbërë me shqiptar.

Një shtet modern ka nevojë për një përfshirje të një shoqërie më të gjerë dhe afatgjatë për konsolidimin e saj.

Zoti, kur krijoj fillimisht njeriun, i ngjizi në vetvete brenda vullnetin për të ekzistuar si qenie e gjallë pra me qenë i gjallë në luftë me botën që e rrethon. E për këtë arësye ati, (njeriut) i lindë e drejta të mos komandohet nga të tretët. Dhe për aq sa njeriu është qenie e gjallë, kërkon njëkohësisht të jetë dhe i lirë. Liria e individit fillon nga dy akte kryesore të arsyes dhe të veprimit: e para; të luftojë për veten kundër tutelës nga bota që e rrethon, pra të mos jetë skllav i tjetrit dhe, të mos mendojë kurrë! e “jo” më të veprojë për të skllavëruar a po për t’i përdorur të tjerët. E dyta të jetë korrekt me botën që e rrethon.

Shumica e politikanëve jo të gjithë, janë përveçse mashtrojnë shtetasit shqiptar, të cilët duan dhe t’i skllavërojnë ato, jo si në mesjetë, por me anë të afrimit të një vendi pune më këmbimin e një vote të qytetarit të varfëruar. Pikërisht, politikanët që ja kërkojnë sa herë që kanë nevojë për të (votën), qytetari, duhet të mendojë se me shitjen e votë, ka çnderuar veten dhe të pafajshmit të familjes së tijë. i bije të mendojë më mirë të jesh skllav i kuptimit të atëhershëm se sa i poshtëruar nga marrja e një vote me para nga pseudo politikanët e sotëm e theksoj jo të gjithë.

Por nga ana tjetër, njeriun e ndershëm natyra a ka bërë egocentrikoesencial për të jetuar “vetveten”. Ai bën çfarë është e nevojshme dhe e suksesshme për veten e tij dhe jo çfarë është e admirueshme dhe amorale për të tjerët që ai, t’ia marri tinzisht. Konkretisht, shtetarët shqiptarë po kalojnë jetën në tranzicion të pa mbarimt e për këtë arësye i duhet të kërkojnë një lider, një drejtues të lartë shtetërorë me moral e të dijshëm (profesionalisht në fushën që e zotëron), për të mos u nërkëmbur e për ta shitur lirinë me anë të votës.

Që nga kohërat para antike është vënë re se tek njeriu ka shfaqje egoizmi e të mbijetuarit për vetveten. Por ka dhe njerëz që kanë menduar më pak egoizmit personal, si kurse i ka ndodhur shqiptarëve me shekuj e me dekata më parë.

E kërkon momenti dhe nevoja për të nxjerrë në pah krijimin e një shoqërie ideale që duhet të udhëhiqet nga njerëz të mendimit të thellë politiko-sociale-kulturore, sikurse ishin filozofët e kohës: Platoni, Aristoteli, Hegel, Kanti e tje. që dhanë mendimet e tyre të krijonin qeverinë për ta bindur komunitetin për të mirë. Ka intelektual e akademik të nderuar sa të duash këtu tek ne e në trojet etnike shqiptare, mbase jo me përmasa gjigante si filozofët që përmenda më lartë, por kanë dinjitetin dhe, mund t’a përdorin për qytetarët e tyre. Me qytetar të tillë ndërtohet shteti i së drejtës dhe i hapet rruga e të ashtuquajturës, bashkimi shqiptarëve në një shtet të vetin me identitet kombëtar. Vetëm në se ndodh kjo, atëhere i ka hije Shqipërisë të mbulohet në çatin e Evropës dhe, pse Ajo është në të njëjtën streh.

Për ne shqiptarët; Shteti i parë që u njohë zyrtarisht nga bota, qe ai i Traktatit të fshehtë të Londrës më 1913. Pa çka se shqiptarët janë munduar shekuj më parë me kryengritje të panumërta për të bërë një shtet të pa varur vetëm me shqiptarë. Politikisht për ta qeverisur shtetin shqiptar “të pa varur” (i varur) ka filluar që me lindjen e shtetit nga Traktati i Londrës. Të gjithë duke përjashtuar me gishtat e dorës tek-tuk disa individ kombëtarë, kanë dashur të bëjnë shtet, të tjerët kanë qenë politikanë mashtrues dhe të shitur, pas karriges së pushtetit, sepse pushtet do të thotë “pasuri”. Po kush vallë do t’i dalë zot një herë këti vendi, këti lisi gjigant të shtrirë për tokë? Që është rrëzuar vetëm e vetëm nga udhëheqja e keqe dhe e shitur?

Lisi do të ngrihet njëhërë për të mos rënë kurrë më, e për t’ia arritur këti qëllimi, duhen burra( me dy rr). Të tillë ka me bollëk e tepric në Shqipërin etnike, por i mungon organizimi jo se nuk dinë por se në vatrat e tyre ka qenë dhe ende vazhdon ulur këmbë kryq sllavizmi komunist. Pilafi nuk mban më ujë, ka ardhur koha për një lëvizje të munguar prej kohësh, ku duhet të përfshihen dhe ata persona që janë zhgënjyer më parë, duke filluar që me krijimin e PKSH nga konspiracioni, e deri tek partit e pjella prej saj. Kjo lëvizje do t‘i japë frymëmarrjen e duhur kombit të nëpërkëmbur e kjo lëvizje popullore duhet krijuar, Lidhja e Prizrenit qe një e tillë. Këto vitet e fundit disa politikanë po i bien këmbanës për të bërë një shtet, për t’i ardhur era si e tillë.

Share: