Home KRYESORE Fitorja e PD në Kavajë, Patozi: Çliruese

Fitorja e PD në Kavajë, Patozi: Çliruese

Deputeti i PD-së Astrit Patozi, i mbetur jashtë parlamentit në zgjedhjet e 25 qershorit ka reaguar për fitoren e PD-së në Kavajë pas 6 vitesh qeverisje të këtij qyteti nga PS.

Ai e quan këtë fitore, çliruese dhe Kavajën një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike.

“Një fitore çliruese për Kavajën. Urimet më të mira Isa Sakja! Një rikthim i vuajtur, por çlirues dhe i mezipritur tek fisnikëria dhe vlerat e marra peng prej vitesh te Kavajës.

Fitore e bukur për qytetin tim, edhe pse është vetëm një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit.

Le të shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë. Ashtu si para 27 vjetësh, kur fitorja e madhe e Partisë Demokratike niste nga Kavaja. Ne do t’ia dalim.”, – shkruan Patozi.

Share: