Home KRYESORE Fotot që po trondisin botën

Fotot që po trondisin botën

Fotot e mrekullueshme që po qarkullojnë në internet tregojnë fëmijët sirianë, që marrin pjesë në një festë Ramazani mes rrënojave dhe shtëpive të bombarduara në një periferi të kryeqytetit sirian.

Tryezat plot ushqim, një komoditet i rrallë në qytetin e rrënuar të Doumës, janë vendosur në rresht midis rrënojave kolosale të qytetit, shkruan Telegraph.co.uk

Banorët sirianë të qytetit të zotëruar nga rebelët e Doumës, në periferi të kryeqytetit të Damaskut, thyen agjërimin me vaktin iftar në një rrugë të dëmtuar rëndë më 18 qershor 2017,

siriaa.jpg

“Ne do të kishim qenë normalisht të kujdesshëm për të pritur ngjarje të tilla për shkak të sulmeve ajrore, por ne po përfitojmë nga marrëveshja e fundit de-escalation”, tha një zyrtar i Fondacionit Adaleh, i cili organizoi vaktin.

Fotografitë janë bërë të dielën në mbrëmje dhe tregojnë fëmijë duke shijuar një vakt iftar, i cili i sheh myslimanët të thyejnë agjërimin e tyre.

Vakti i mbrëmjes gjatë muajit të Ramazanit, mbahet në fund të çdo ditë pasi perrëndon dielli.
Disa qëpanë imazhet online thonë se këta fëmijë treguan “jetën, pavarësisht nga vdekja”

Një banor i qytetit që mori pjesë në iftarin masiv tha se disa qindra njerëz ishin të pranishëm dhe se më parë ata do të kishin pasur ushqime të tilla “të fshehura në xhami, duke pasur frikë nga sulmet”.
Screenshot_3_copy.png

“Unë nuk e di se si do të ndihesha emocionalish në qoftë se do të isha në vendin e ndonjërit prej tyre”, tha një teknologolog mjekësor sirian, i cili i komentoi fotot duke e quajtur skenën “Jeta përkundër vdekjes sot në Douma”.

Douma ka qënë pa qeveri që nga viti 2013. Vitet e sulmeve ajrore dhe në terren kanë shkaktuar dëme të mëdha në këtë qytet./360grade.al

Share: