Home KRYESORE Goditet grupi kriminal i falsifikimit të dokumentave dhe trafikut të drogës

Goditet grupi kriminal i falsifikimit të dokumentave dhe trafikut të drogës

Policia e Korçës ka goditur një grup të strukturuar kriminal të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe falsifikimit të dokumentave. Në pranga u vunë pesë persona dhe u sekuestruan 25 Kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, aparate lojrash fati, si edhe zbulohet një laborator i falsifikimit të dokumentave.

“Drejtoria Vendore e Policise Korçë, Sektori Kundër Narkotikiëve dhe Trafiqeve, Sektori Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionit “Euro Kart” në kuadër të procedimit penal Nr 570 viti 2017 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” neni 189/2 e 25 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve” neni 186/2 e 25 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” neni 187 i Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve “ neni 190/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283/2 i Kodit Penal. Këto hetime kanë filluar në muajin Maj 2017 për personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Për dokumentimin ligjor të veprës penale për këtë procedim penal janë përdorur metodat special të hetimit, ku në përfundim të këtij plani Operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit :

1.Artur FEÇANJI, 51 vjeç, banues në Korçë,
2.Thanas SHOLLA, 54 vjeç, banues në Korçë,
3.Asqeri BEBRI, 49 vjeç, banues në Korçë,
4.Vladimir FURTUNA, 58 vjeç, banues në Korçë,
5.Shkëlzen MUÇOLLARI, 30 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
-Rreth 25 kilogram e dyshuar lëndë narkotike kanabiss sativa
– 700 euro të preres 50 euro copa,
-8 telefona të markave të ndryshme.
-15 karta sim të kompanive të ndyshme,
– Një aparat për lojra fati,
-Një njësi bashkë me monitor dhe printer që përdoret për baste sportive,
-Një njësi bashkë me monitorin që përdorej për kryerjen e falsifikimit me program përkatës të avancuar,
– Një usb e cila ka materiale dhe programe për të kryer falsifikimin,
-Dy copë printera të teknologjisë së lartë që përdoreshin për prodhimin dhe falsifikimin e pasaportave biometrike, shqiptare dhe të huaja, si dhe kartave të identitetit shqiptare dhe të huaja,
– Pesë pasaporta shqiptare dhe dy pasaporta greke,
– Pesëmbëdhjetë karta identiteti shqiptare, dy karta identiteti spanjolle dhe dhjetë karta identiteti greke (tafto)
– Dokumenta të ndyshme shkollore (diploma, dëftesa pjekurie)
– Patenta ndërkombëtare greke dhe shqiptare .
– Solucione të posacme të cilat përdoreshin për kryerjet e falsifikimeve,
-Pajisje me ngrohje për plastifikimin e dokumentave./lapsi.al

Share: