Home KRYESORE Humbja e PD, reagimet e para nga 3 deputetë

Humbja e PD, reagimet e para nga 3 deputetë

Demokratë dhe ish deputetë dolën sot kundër kreut të PD-së e cila po humbet në këto zgjedhje parlamentar, mi kishte edhe një pjesë nga ata që nuk i kandiduan për një mandat të dytë deputeti në Parlament të cilët kanë kundërshtuar zërat që i kërkojnë Bashës dorëheqjen.

Duket se ata që nuk do të arrijnë të futen dot në Parlament do të shenjtërojnë liderin e PD-së si fajtorin që çoi partine drejt humbjes, por Basha në të njëjtën kohë ka edhe pjesë e tij besnike.

Ish deputetet që tashmë s’do jenë më në parlament Albina Deda dhe Mimoza Hajdarmataj bëjnë thirrje për qetësi dhe pritje të rezultatit deri në fund, teksa nuk janë dakort që Basha të mund të largohet nga posti drejtues i PD-së,

Ndërsa nga a e tij Gent Strazimri së bashku me Arben Ristanin kanë pranuar humbjen si dhe kanë theksuar se tashmë është koha që PD të ringrihet.

Arben Ristani

Falenderoj me mirënjohje të thellë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike për katër vitet e një opozite të vështirë, tre muaj qëndresë në çadër dhe një muaj fushatë të përkushtuar. Po ashtu ju bëj thirrje numëruesve dhe komisionerëve te PD, që të numërojnë çdo votë te opozitës, që vullneti i Shqiptarëve të pasqyrohet drejtësisht. Me përgjegjësinë e plotë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh keqardhjen për rezultatin e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon.

Gent Strazimiri

Mirenjohje per secilin nga ju vellezer e motra demokrate, qe punuat, rezistuat e qe ende qëndroni ne mbrojtje te votes dhe idealeve tona brenda dhe jashtë qendrave te numërimit!

mirenjohes zotit, sot me shume se cdo here tjeter, qe e shkroi te jem njeri nga ju!

Atdheu sot ka nevoje me shume se kurre per forcen e zemrës dhe dashurinë tone!

kokën lart dhe vetëm përpara!!!

Mimoza Hajdarmartaj

Të jesh demokrat do të thotë të kesh kurajo, të rezistosh dhe mbi të gjitha të besosh se liria funksionon.

Kjo është beteja më e vështirë, ku shumëkush po gjykon shpejt e po jep verdikte nga më absurdet.

Por idealet e një Shqipërie demokratike, të zhvilluar dhe si gjithë Europa do ti përmbushë vetëm PD.

Shpëtimi do të vijë nga idealistët që qëndrojnë dhe jo pragmatistët që gjithmonë kalkulojnë karrierat e radhës, në rilindjen e re të një shumice që kërkon të groposë shpresat e shqiptarëve.

Prisni deri sa të numërohet vota e fundit…

Share: