Home KRYESORE Isa Sakja i PD shpallet kryetar bashkie i Kavajës

Isa Sakja i PD shpallet kryetar bashkie i Kavajës

Kandidati i PD për Kavajën, Isa Sakja u shpall kryetar bashkie pas fitores ndaj rivalit socialist, Dorian Murati. Sakja fitoi me 28 vota diferencë me rezultatin që u bë publik në orën 03:00 të mëngjesit.

Rezultati i 84 kutive të ZAZ nr.42
Ps 11127
Pd 11155
LSI 1960
DIFERENCA 28
VOTA TE PAVLEFSHME 698

REAGIMI I LULZIM BASHES NE TRE TE MENGJESIT

Lajm i mrekullueshem nga Kryeqyteti i Lirise dhe Demokracise:

Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkise se Kavajes!

Urimet e mija me te perzemerta qytetareve te Kavajes per kete ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave!

Mirenjohje te thelle demokrateve te Kavajes dhe Kryetarit Sakja per kete fitore ogurbardhe!

Nga Kavaja heroike e qendreses, perballjes dhe fitires do te nise ringritja e Shqiperise.

Zoti e bekofte Kavajen e Lirise dhe Demokracise!

Share: