Home KRYESORE Kandidati për deputet i PD ka një mesazh për Ambasadorët…

Kandidati për deputet i PD ka një mesazh për Ambasadorët…

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu i ka drejtuar një apel Ambasadorëve të akredituar në Tiranë që të mos bëhen pjesë e fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Ai shkruan se Ministria e Kulturës po bën një lojë të pistë duke ndërruar tekstin e ftesës për aktivitetin e nesërm që po përpiqet të organizojë në Libohovë, qartësisht si pjesë e fushatës elektorale te Zj. Kumbaro.

“Të nderuar ambasadorë, do t’ju lutesha që edhe pa dashje të mos bëheni pjesë e fushatës elektorale në Gjirokastër! Dikush ka ndërruar tekstin e ftesës për aktivitetin e nesërm që Ministria e Kulturës po përpiqet të organizojë në Libohovë, qartësisht si pjesë e fushatës elektorale te Zj. Kumbaro.

Ky aktivitet është në kundërshtim me etikën elektorale dhe ligjin. Ai dikush po përpiqet të përdorë emrat tuaj të nderuar. i kërkoj gjithashtu dhe “fondacionit” në fjale të mos bëhet pjesë e kësaj “loje”, shkruan Shehu në rrjetet sociale

Share: