Home I pakategorizuar Kush janë shqiptarët, pjesë e grupit që kontrollonte marihuanën në Adriatik

Kush janë shqiptarët, pjesë e grupit që kontrollonte marihuanën në Adriatik

Shqiptarët dhe italianët nga Salento kishin një partneritet të hekurt për të menaxhuar tregtinë e drogës përmes detit Adriatik.
Midis 14 arrestuarve nga operacioni i ndërmarrë, katër janë shqiptarë, përkatësisht Vase Mekshi, 39-vjeç, Shefik Muho, 33 vjeç, Leonard dhe Emiljano Bufi, 36 dhe 31 vjeç.

Hetimet 10 mujore nga policia financiare e Brindisit kanë grumbulluar elementët e nevojshëm për të treguar se transportimi i marihuanës nga brigjet e Shqipërisë drejt Pulias jugore është menaxhuar nga një organizatë e vetme ndërkombëtare, ku sipas “La Republica-s”, shqiptarët kanë luajtur rolin e prodhuesit të drogës, organizatorë të transportit dhe shitësit, ndërsa italianët kanë ofruar logjistikën, udhëtimin në det dhe strehimin në tokë pas mbërritjes nga korrierët.

Gazeta shkruan se muajit e fundit nuk kanë qenë të shumta rastet e kapjes së marihuanës, por në total janë kapur më shumë se tre ton e gjysmë marijuanë, vlera totale e të cilës vlerësohet në 35 milionë euro.

Përveç 14 personave të arrestuar, nga gushti i vitit 2016 janë arrestuar edhe 21 persona, ndërsa dy të tjerë janë ndjekur penalisht në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve të zbuluara nga njerëzit e Guardia di Finanza, të koordinuara nga koloneli Tiziano Lagrua, partneriteti italo-shqiptar ka gjurmuar metodat operative të përdorura gjatë viteve ’80 dhe ’90 për kontrabandën e cigareve.

Nuk është rastësi, shkruan gazeta italiane, që shumica e të arrestuarve në të vërtetë janë ish-kontrabandistë të ricikluar në trafikun e drogës.

Ata kanë qenë të caktuara në detyra të posaçme për të drejtuar anijet e shpejta dhe të vogla në detin në Adriatik, por edhe për të vepruar si vrojtues në porte, nga ku vijnë mjetet e policisë bregdetare e më pas njoftoheshin bashkëpunëtorët.

Ata ishin të kujdesshëm me inspektimet në det dhe për të monitoruar vendndodhjen e mjeteve të transportuar për të shmangur surprizat.

Italianët kujdeseshin për ruajtjen e drogës, duke e fshehur në të çara dhe në shpella të vogla të plazhit dhe më pas ua jepnin shqiptarëve që kryenin rolin e korrierëve.

Më pas, ishin italianët që menaxhonin transportin në rajone të tjera të Italisë si dhe marketingun e shitjes me pakicë./ora news

Video:
Share: