Home KRYESORE LSI kallzon penalisht zv.Kryeministren dhe 3 ministra të PD e PS

LSI kallzon penalisht zv.Kryeministren dhe 3 ministra të PD e PS

Tre ministra dhe zv.Kryeministrja e Qeverisë Rama janë kallëzuar penalisht në Prokurori. Kjo u deklarua nga Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, në një konferencë për mediat.

“LSI ka bërë kallzim për ndjekje penale për ministrat Milva Ekonomi, Gazmend Bardhi, Xhulieta Kërtusha dhe zv/ kryeministren Ledina Mandija në cilësinë e kryetares së task forcë së ngritur nga qeveria që në shkelje flagrante me ligjin në mënyrë arbitrare, dhe në mungesë të plotë të transparencës ka nisur një fushatë hakmarrjeje e shantazhi ndaj punonjësve të ndryshëm në administratë”, tha Mehmetaj.

Share: