Home KRYESORE Meteorologët/ Vera më e nxehtë që prej 1800-ës, vendet që rrezikojnë më...

Meteorologët/ Vera më e nxehtë që prej 1800-ës, vendet që rrezikojnë më tepër

Kompania e njohur amerikane për parashikimin meteorologjik AccuWeather parashikon se për zonat në Evropën Jugore dhe Lindore kjo do të jetë një verë e gjatë e ngrohtë me temperatura të larta të rrezikshme dhe thatësirë.

Sipas parashikimeve të AccuWeather në këtë zonë pritet një periudhë e gjatë me temperatura mbi mesataren e zakonshme, veçanërisht në Itali dhe në Gadishullin Ballkanik.

Veçanërisht temperatura të larta do të jenë të pranishme gjatë korrikut dhe gushtit.

Meterologu Aen Repert duke folur për zonën e Ballkanit deklaroi se rrezik më i madh nga temperaturat e larta i kanoset Maqedonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

Kolegu i tij Tajler Rojs nuk e përjashton mundësinë edhe të paraqitjes së nivelit të rritur të smogut dhe cilësisë së keqe të ajrit. Si pasojë e temperaturave të larta do të paraqitet thatësirë, që negativisht do të pasqyrohet tek të mbjellat.

Thuhet gjithashtu se prej vitit 1800, këto temperatura nuk janë parë, gjatë verës./Living

Share: