Home KRYESORE Ministri grek: Problemi i drogës e ka emrin Shqipëri!

Ministri grek: Problemi i drogës e ka emrin Shqipëri!

“Shqipëria është problemi kryesor i Greqisë sa i përket trafikut të drogës” ështu është shprehur se fundi ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, i cili në një intervistë për radion “Real FM”, evidentoi rritjen e fenomenit të drogës në Greqi.

Ai ne fakt raportohet qe fajësoi Shqipërinë për numrin e madh të rasteve të trafikut të drogës nga vendi ynë drejt shtetit grek. Nikos Toskas e cilësoi një fenomen shqetësues dhe që duhet të marrë zgjidhje.

“Droga është një problem i madh, dhe ky problem quhet Shqipëri. Në gjashtë muajt e fundit kemi kapur rreth 10 ton kanabis që kalon nga kufiri shqiptar. Kjo është një situatë e papranueshme për një vend sovran, për një vend që dëshiron të quhet serioz, por që ka një problem të madh me kultivimin e drogës”, tha ministri grek Nikos Toskas raporton lapsi.al.

Share: