Home KRYESORE Nderi kombit me nder me thënë…

Nderi kombit me nder me thënë…

Nga Ilir Demalia

U çova, mora kafen dhe thashë notoj pak ne FB te shikoj gallatën e dy tallavave nesër. Sa hap faqen më del kjo kuotë:

Lirim K Nezha
36 mins ·
“Per dashurine fal jeten,
Per lirine fal dashurine…!”

Te marrësh poezinë e poetit kombëtar hungarez dhe ta vendosësh si quotë të “mendimit tënd të madh” kjo….

Ne dimë vetëm të vjedhim, gënjejmë, si dembelë dhe mburravecë, dhe prandaj, nuk mund të prosperojmë dhe do bjerremi dhe më keq dhe në ato pak vlera që kishim apo mund të ketë mbetur ndonjë.

Kjo është një kuturë e antikulturës që fillon nga lart, nga shteti, nga intelektualët, fjalë e turpshme të thuhet më, pasi ne kemi zvarranike.

E rrezikshme nga vlersimet qokatare të presidencës me thes dekoratsh në krah, ku “nderi kombit” është bërë me nder me thënë….

Këta “filozofë dhe letrarë e mendimtar” të FB-së që kuotojnë cdo min të gjallë e të vdekur dhe presin dhe qoka për “mendimin dhe gjetjet e tyre gjeniale” nuk prishin punë, këta janë derivat i kulturës krijuar nga lart, të nje shteti hajdut dhe një elite intelktuale plagjiaturiste dhe të pamoralshme ne vetkrrekosjen e tupëshme të paftyrsisë së vet masturbimit të fërkmit njëri-tjetrit.

Degradim moral!
Degradim shoqëror!
Degradim shtetror!
Degradim zgjedhor!

Share: