Home KRYESORE Nishani dekoron me medalje ish-komisarin e vrarë Artan Cuku

Nishani dekoron me medalje ish-komisarin e vrarë Artan Cuku

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka dekoruar komisarin e vrarë Artan Çuku me medaljen Shqiponja e Artë.

Medalja është dhënë me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme Dritan Demiraj me motivacionin” “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”.

Artan Cuku u vra në prill të këtij viti pranë banesës së tij në Tiranë. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar para pak ditësh i dyshuari Mikel Shallari, 24 vjeç.

Share: