Home KRYESORE Njerëzimi është në rrezik, asteroidi do të godasë Tokën

Njerëzimi është në rrezik, asteroidi do të godasë Tokën

Një paralajmërim vjen nga European Space Agency për ateroidët, ku shkencëtarët kanë diskutuar në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve.“Herët a vonë do të ndodhë… Toka është në një rrezik të lartë nga goditja e ndonjë asteroidi aq të madh, që do të shkatërrojë njerëzimin, ka paralajmëruar Rolf Densing, kreu i ESOC në Damrstadt të Gjermanisë.

Ai thotë se “rreziku që toka të pësojë një ditë një goditje shkatërruese, është shumë i lartë”. Ekspertët e hapësirës thonë se speciet tona “nuk janë gati të mbrojnë veten”, kundër një objekti që godet Tokën. “Ne nuk kemi masa aktive për mbrojtjen planetare”, shton ai. Shkencëtarët po mendojne disa ide se si mund të mbrojnë planetin ndaj asteroidëve./360grade.al

Share: