Home KRYESORE Pamje të rënda/ Motoristi përplas 15-vjeçaren tek vijat e bardha

Pamje të rënda/ Motoristi përplas 15-vjeçaren tek vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë shkollës “Ahmet Dakli” në Elbasan. Një motor me shpejtësi jashtë normave të lejuara ka shtypur një vajzë 15-vjeçare, duke e lënë të gjakosur përtokë. Vajza po kalonte vijat e bardha ku papritur motori e ka përplasur, bën me dije Infoelbasani.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe ambulanca dhe vajza u dergua në urgjencën e Spitalit të Elbasanit. Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe arrestoi drejtuesin e motorit, njofton lapsi.al.

Share: