Home KRYESORE Prekëse/ Princ Harry ka treguar se çfarë e detyruan të bënte në...

Prekëse/ Princ Harry ka treguar se çfarë e detyruan të bënte në varrimin e së ëmës, Dianës

Princi Harry ishte vetëm 12 vjeç kur mamaja e tij, princeshë Diana ndërroi jetë në një aksident fatal me makinë në 1997-ën. 20 vite më vonë 32-vjeçari ende ndien dhimbje për largimin e së ëmës.

Të fundmi princi pranoi në një intervistë për ‘Newsweek’ se ka përjetuar ‘një kaos total’ pas vdekjes të së ëmës dhe u detyrua t’i përtypte mbrapsht emocionet e tij për dy dekada, derisa i vëllai, princi William, i sugjeroi të kërkonte ndihmë.

Harry mban mend si momentin më të vështirë momentin e shumë-përfolur të varrimit.

“Mamaja ime sapo kishte vdekur dhe unë duhet të ecja pas arkivolit të saj, i rrethuar nga mijëra njerëz dhe miliona të tjerë që më shihnin nga televizori. Nuk mendoj se fëmijët duhen detyruar për të bërë diçka të tillë, pavarësisht rrethanave. Nuk besoj se do ndodhte sot.”/opinion.al

Share: