Home KRYESORE PSE 56 PERQIND E SHQIPTAREVE DUAN TE IKIN?

PSE 56 PERQIND E SHQIPTAREVE DUAN TE IKIN?

Nga Erion Dasho

Shqiptaret, pasi i provuan ne kurriz te gjithe premtimet dhe mashtrimet, e shohin se rrugezgjidhje tjeter nuk ka. Ne se del nje force politike e re, gjeja e pare qe ben i gjithe establishmenti eshte ta beje pis dhe ta ndote me gjithe fuqine.

Bojaxhiu, Blushi dhe Topi paraqiten nga media si me te keqinjte e ketij vendi. Po ata thjesht nuk mund te jene me te keqinjte sepse nuk kane patur ne dore te bejne zullume si te tjeret.

Nje shoku im amerikan vlereson William Harrison si presidentin me te mire te SHBA-ve. Ky tipi u semur gjate inaugimit dhe vdiq pas nje muaji. Nuk pati mundesi te nenshkruaje asnje ligj dhe – sipas shokut tim – nuk pati kohe te bente asnje dem.

Ne Shqiperi, te gjithe ata qe kane drejtuar qeveri dhe ministri, minimumi kane bere dem duke mos bere gjene e duhur, por faktikisht duke vjedhur e plackitur, kane demtuar shume me teper se kaq. Nje pjese jo e vogel kane bere krime edhe me te renda se plackitja.

Atehere, kur konkurrenca behet midis kandidateve ku me i miri akuzohet vetem si hajdut dhe cdo alternative e re qe del behet pis qe ne nisje, c’te bejne shqiptaret? Te punojne si skllever qe te kete c’te vjedhe qeveria e radhes???!!!

Share: