Home KRYESORE Rakipi i numëron premtimet e pambajtura Ramës, ja si përgjigjet kryeministri

Rakipi i numëron premtimet e pambajtura Ramës, ja si përgjigjet kryeministri

Rakipi: Pse ske ulur vezët dhe miellin, ke përgjigjë?
Rama: TVSH e ushqimeve është si ajo e turizmit, jo të gjitha premtimet mbahen 100 perqind.
Rakipi: Premtove uljen e energjisë?
Rama: Çmimi i energjisë elektrike është ulur, e ke në faturë. Për familjet është ulur për biznesin është rritur. Nuk dini të lexoni raportet.
Rakipi: Premtuat shëndetësi falas, pse se realizuat?
Rama: Jemi në proces. Sot mjeku i familjës është falas, tarifat në spital janë të ulta. Do ndërtojmë rrugën e Lumit të Vlorës, nuk do të thotë që qeveria fillon sot dhe ndërtohet për 44 muaj, ka procedura, ka financim, do fillojmë Rrugën e Arbërit në shtator, e kam premtuar në fillim kemi fillzuar procesin, dhe rrugët kanë kohën e tyre ka procedura. Ju jeni të paditur të gjithë, ju jeni pjesë e dëmeve që i bëni këtij vendi.
Rakipi: Ske ulur naftën dhe ske hequr naftën për buqësinë.
Rama: Ti ke kapur ato që nuk janë bërë, por janë të gjitha në proces.
Rakipi: Më thuaj një koncesion që ke anuluar ?
Rama: Ju jeni të turpshëm, ka një dallim mes koncesioneve të Saliut dhe ato që bëjmë ne. Koncesionet e Saliut ishin shërbim që e bënë shteti me leket e qytetarëve në këmi të kundërtën. Kemi vajtur deri në arbitrazh dhe na kanë kthyer avokatët tanë, si kemi anuluar, por i kemi rinegociuar. Ju helmuat miletin me gënjeshtra, sepse e keni mendjen te tepsia, e thoni po merr lekë Ilir Beqja.
Share: