Home KRYESORE Kur flet seriozisht Rama ne emisioni humori: Olldashi politikan i lindur, këta...

Kur flet seriozisht Rama ne emisioni humori: Olldashi politikan i lindur, këta janë fasonë

Ministri i Transportit, Sokol Olldashi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka paraqitur dokumente te firmosura nga drejtues te Bashkise se Tiranes, ku tregohet se trualli ne qender nuk eshte prone private.

Kryeministri Edi Rama është pyetur për deputetin e ndjerë të Partisë Demokratike Sokol Olldashi në emisionin “Xing me Ermalin”. Rama nuk i ka kursyer fjalët e mira për Olldashin kur u pyet nëse do të ishte në të njëjtën situatë PD nëse ai do të ishte kryetar.

Megjithese kryeministri nuk kuptohet qarte nese flet seriozisht ne nje miting ku ben vetem gallate me Lulin…, apo ne nje emision televiziv humoristik ku flet vetem seriosisht per Olldashin, Perqasje.com po e citon ate:

“Olldashi ishte politikan i lindur. Këta të tjerët janë politikanë fasonë të bërë me material të porositur. Nuk e di nese do ta kisha me te lehte, por ai ishte i lindur per politike. Që ai nuk do futej në çadër kjo është e sigurt. Që mund ta kishim bërë marrëveshjen më përpara edhe kjo është e sigurt. Kemi bere perballje te medha bashke” – tha Rama

Share: