Home KRYESORE Rama shpreh hapur qëndrimin ndaj LSI: Më ndihmoni…

Rama shpreh hapur qëndrimin ndaj LSI: Më ndihmoni…

Nga Roskoveci, Edi Rama ka zhvilluar komunikimin javor në facebook, ku deklaroi hapur qëndrimin e tij politik ndaj LSI.

Ai tha se lufta politike në 25 qershor nuk është me LSI apo me opozitën, por jetike për vazhdimin vetëm nga ai të reformave për Shqipërinë.

Sipas Ramës, njerëzve u ka ardhur në majë të hundës marrëdhënia me administratën, ku ndarja e pushtetit si tepsi cënojnë funksionimin e kësaj marrëdhënie.

“Partitë e rritura përmes shfrytëzimit të këtij sistemi, përpiqen ta kthejnë këtë kërkesë timen në një gjuhë politike të ulët të mbushur me sharje dhe shpifje. Është puna e tyre. Për mua kjo nuk është luftë politike, qoftë me opozitën apo qoftë edhe për partnerë të koalicioni tonë në këto 44 muaj”, tha Rama.

Ai tha se “kjo është një luftë jo vetëm shumë parimore, por jetike për Shqipërinë që duam”.

“Të rri duke pranuar që administrata e shtetit të vazhojë të rri peng i partive,
duke pranuar shantazhet qe të marrim votat për reformat, të pranojmë shantazhet për punësim dhe deri te vende pune pastruesesh për votën për një reformë”, u shpreh Rama.

Shteti që ne duam, tha ai, duhet të ketë dy porta të hapura, portën e drejtësisë dhe portën e shërbimeve.

“Këto dy porta që i janë përplasur njerëzve në fytyre prej 20 e kusur vitesh, do t’i hapim katër vitet e ardhshme duke pastruar pallatin e drejtësisë nga të korruptuarit”, the Rama.

Gjiithashtu, kryeministri deklaroi se “nuk u kërkoj demokratëve të bëhen socialistë, apo të ndryshojnë bindjen, por thjesh më ndihmoni për të mos u nëpërkëmbur më në zyrat e shtetit, na jepni mandatin të shkalmojmë derën e patentës, hipotekës, licencave, në emrin se cilit prej jush. Ne nuk kemi luftë me asnjë parti, por jemi në luftë më sitemin e partive që e kanë kthyer shtetin në tepsi. Sa prej jush kanë paguar nën dorë për patentën, kolaodimin e makinës? Nëse doni t’i jepni fund këtij zullumi, iu ka ardhur në dorë mundësia ta bëni me dorën tuaj për t’i sekterisur nga pushteti për këto parti. Të nxjerrim jashtë nga zyrat tregtarët partiakë”. /360grade.al/

Share: