Home KRYESORE Rezultatet e 5 Yjeve ne Itali leksion per partite populiste

Rezultatet e 5 Yjeve ne Itali leksion per partite populiste

Nga Ilir Kalemaj

Deshtimi thuajse i plote i Levizjes Cinque Stelle ne Itali ne zgjedhjet lokale pasi kishin arritur nje sukses te pazakonte me pare, eshte nje leksion se si cartjet populiste, mungesa e eksperiences dhe mospasja e nje alternative qe bazohet ne nje program ideologjik, kane vetem nje fund te trishte.

Ne politike te shperblen me vote konsistenca dhe jo sperdedhjet as majtas, as djathtas. Natyrisht mund te formulosh edhe politika qe huazojne dhe nga e majta edhe nga e djathta, si rasti i Macron ne France por jo te injorosh nje filozofi te caktuar politike ku do te bazohen agjenda qeverisese dhe politikat publike.

Eshte gjithashtu nje leksion se eskperienca eahte me e rendesishme se amatorlleku, se ndeshmeria provohet pasi je ulur ne kolltukun e pushtetit dhe jo kur je gjithe kohen ne fushate, se duhet te dish qe qeverisja nuk vetem marredhenoe me publikun dhe se substanca nuk mund te zevendesohet vetem me propagande.

Zgjedhjet ne Kosove, France, Britani dhe Itali pavaresisht formatit te ndryshem dhe tematikave sipas specifikave te vendeve, na dhane leksione mjaft te vlefshme demokracie.

Share: