Home KRYESORE Rezultati drejt fundit, ja qarqet ku po numërohen kutitë e fundit të...

Rezultati drejt fundit, ja qarqet ku po numërohen kutitë e fundit të votimit

Po shkon drejt mbylljes procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamamentare të 25 qershorit. Raportohet se deri në orën 08:47 të mëngjesit të kësaj të marte është kryer numërimi i 95.52% i Qendrave të Votimit ose 5122 Qendra Votimi nga 5362 që janë në total.

Në Berat kanë mbetur 4 kutitë e fundit pa u hedhur në sistemin e të dhënave të KQZ. Durrësi ka për numërim 53 kutitë e fundit, në Elbasan mbeten ende 67 kuti, në Gjirokastër 11 kuti, në Kukës 2 kutitë e fundit, në Lezhë 2 kuti, në Shkodër 30 kuti, Tirana ka 75 kuti ende për numërim dhe Vlora ka 3 kuti.

Përkundër numrit të votave që shpërndahen nga njëra parti tek tjetra, asgjë nuk ka ndryshuar në numrin e mandateve në rang kombëtar.

PS vijon të ruajë 74 mandate, PD 43, 19 LSI, 3 PDIU dhe 1 PSD.

Share: