Home KRYESORE Rozana Radi realizon ëndrrën e xhaxhait të ndjerë, Françesk Radi!

Rozana Radi realizon ëndrrën e xhaxhait të ndjerë, Françesk Radi!

Mungesa e teknologjisë dhe e mjeteve të duhura bëri që shumë këngë të vjetra, por të bukura ama, të mos kenë një videoklip dhe duam, s’duam veniten me kalimin e viteve.

“Biçikleta”, një nga këngët më të njohura të të ndjerit Françesk Radi, tashmë e ka një videoklip dhe kjo falë mbesës së tij, Rozanës. Ditën e sotme është publikuar videoja e këngës, të realizuar me copëza videosh të marra nga sheshi i vjetër Skënderbej dhe të filmuara me dron.

Rozana ka shkruar një status në Facebook-un e saj personal, ku shprehet: “Unë jam rritur me këngët e Frankos. Ndaj nuk do doja kurrë që këto këngë të mbeteshin në sirtar. Franko e kishte ëndërr t’i realizonte klipet e tyre po ashtu dhe një koncert të madh recital (këto ishin pengjet e Frankos) Në një kohë rekord xhiruam disa skena për ti “realizuar dëshirën” në një farë mënyrë Frankos. ‘Biçikleta’ dhe ‘Adresa’ nuk janë këngët e vetme që do kenë një videoklip. Ashtu si ai donte, ashtu dhe do te realizohen. Por kësaj here do vijmë me një klip shumë profesional. Kjo është biçiketa e famshme e Frankos dhe e të gjithë shqiptarëve. (faleminderit Mailajdo dhe Emi për ndihmën në klip) Bledi Strakoshës për pamjet e mrekullueshme të Tiranës.”.

E teksa shijojmë videoklipin e “Biçikleta”, presim më pas çfarë do të sjellë Rozana. /360grade.al/

Share: