Shërbime seksi për 100 euro në hotelet pranë zonës së Liqenit Artificial. Pas përgjimeve që cuan në pranga disa persona, tutorë, prostituta dhe taksiste, gjatë operacionit policor të koduar “Mustang” ka dëshmuar një nga vajzat që shërbenin si prostituta.
Gjatë gjykimit të çështjes në Gjykatën e Tiranës, e pandehura Domenika D. ka pranuar në gjykatë se kishte ushtruar prostitucion. Ajo ka pohuar se jeton në kushte të vështira socio-ekonomike, pasi është e papunë dhe se jeton së bashku me një prej prindërve të saj.
“E pandehura e ka pranuar faktin se ushtronte profesionin e prostitutës, nisur nga kushtet shumë të vështira social-ekonomike”, – saktësonte Gjykata gjatë analizimit të rrethanave që mbajti parasysh për përcaktimin e masës së dënimit ndaj saj./lapsi.al