Home KRYESORE Salianji përplaset me Majkon: Na mallëngjeve, të kishim një shami

Salianji përplaset me Majkon: Na mallëngjeve, të kishim një shami

Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji është përplasur në studion e emisionin Top Show të Sokol Ballës me ish-ministrin Fatmir Xhafaj dhe deputetin e PS-së Pandeli Majko.

Teksa ky i fundit fliste per rendin dhe sigurinë, Salianji i është drejtuar Majkos:

Na mallëngjeve, të kishim një shami këtu. Ndërsa kur fliste Xhafa, Salianji e ka thumbuar duke i kujtuar: Ti ke qenë dhe sekretar partie në kohën e Komunizmit.

Salianji: Ne s’e kemi sulmuar Policinë e Shtetit por ish ministrin e Brendshëm që ka qenë i lodhur drejtpërdrejt me krimin.

Majko: Mos kapemi pas gjethes së kanabisit, a e nënvlerësuam ne situaten me drogen kur erdhem ne pushtet? Po patjetër.. Këta do shkëpusin policinë nga krimi? Nëse arrin PD për 100 ditë të shkëpusi krimin nga policia, e kam fjalën për këta që i kanë të skeduar, unë i ftoj të gjithë të votojnë për kërta.

Aliebaj: Do ta bëjmë

Majko: Në 100 ditë një minsitri i duhet të marrë vesh me ke po punon të krijojë konfidencën me personelin e pastaj të diskutojë histori të natyrave të tilla./360grade.al

Share: