Home KRYESORE Sistemet botërorë dhe “era” Trump. Nga Kasem Seferi

Sistemet botërorë dhe “era” Trump. Nga Kasem Seferi

Një dekadë pas rënies së Murit të Berlinit lindi një sistem i ri botëror, natyra e të cilit nuk ishte e qartë, sepse ishte një sistem fluid, kompleks në evoluim, që nuk dihej se në çfarë drejtimi do të shkonte evoluimi i tij.

Historia ka treguar se, fluiditeti në botën e sotme, ka shembuj të mëparshëm, veçanërisht, në fazat e hershme të secilit prej pesë sistemeve ndërkombëtare, sepse në secilin cikël jete të çdo sistemi kishte një tendencë për fluiditet dhe multipolaritet për t’u kthyer në ngurtësi dhe bipolaritet.

Bipolariteti, në kthim, rezultoi në konflikt të shkallës së gjërë (ose një Luftë e Ftohtë) dhe vdekje të sistemit ndërkombëtar ekzistues.

Ka pasur gjasa që historia mund të përsëriste vetveten me dyshimin se sistemi ndërkombëtar mund të lëvizë në një fazë më bipolare dhe më të rrezikshme.

Pikërisht në një faze të tillë të zhvillimeve ndërkombëtare shihet roli i burrave të shtetit përsa i përket njohjes së këtij rreziku potencial me qëllim që ata të merren me këtë rrezik në mënyrën e duhur.

Për disa dhjetëvjeçarë, sistemi ndërkombëtar i vitit 1776, ishte multipolar, por Revolucioni Amerikan, pjesë e një proçesi më të gjërë, hap pas hapi, krijoi kushtet për zgjidhjen e bipolaritetit të përqendruar mbi Francën dhe Britaninë e Madhe.

Pushteti i Napolonit, që u rrit në fund të shekullit të 19 – të, ishte në gjendje të formonte aleanca fluide në Kontinent për të izoluar dhe shpartalluar armiqtë e tij.

Sistemi u bë mjaft bipolar kur Britania, Rusia dhe aleatët e tyre u bashkuan kundër Francës agresive republikane dhe kjo përplasje kulmoi në betejat e Borodino – s, Leipzig – ut dhe Waterloo – s.

Sistemi i pare mbaroi.

Një Europë e Përbashkët lindi në Vienë në 1815, duke e drejtuar në sistemin e dytë ndërkombëtar, që u bazua në balancën e fuqisë së caktuar për të parandaluar që të ngrihej përsëri një hegjemoni në continent.

Në mënyrë të pavarur, Britania e Madhe, veproi si një balancuese, duke kontribuar për fluiditetin e sistemit.

Sistemi i Përbashkët e ruajti paqen për më shumë se gjysmën e shekullit të 19 – të, me pjesën më të madhe të konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Turqisë në periferi të Europës.

Megjithëatë, revolucionet e vitit 1848 filluan të erodojnë legjitimitetin dhe kohezionin antihegjemonik që bëri që sistemi të funksiononte.
Ndërhyrja e Rusisë Konservatore në çështjet e brendshme të shteteve të Ballkanit nuk u pranua nga Franca dhe Britania liberale dhe, në këtë mënyrë, sistemi i dytë i dha fund me Luftën e Krimesë.

Periudha ndërmjet Luftës së Krimesë dhe Luftës së Parë Botërore, e ilustroi më së miri kthimin drejt bipolaritetit në evolucionin e sistemit ndërkombëtar, sepse Otto von Bismarku i Prusisë ishte një manipulator mjeshtër për arsye se e përdori lirinë diplomatike që lejonte sistemi i ri për bashkuar Gjermaninë.

Në përgatitjen për luftë me Danimarkën dhe Schlesvig – Holstein, Bismarku së pari, ai siguroi mbështetjen e Austrisë.

Në përgatitjen për luftë me Austrinë, ai siguroi neutralitetin e Francës.

Në përgatitjen për luftë me Francën, ai e bindi Rusinë t’i zhvendoste forcat në një mënyrë të tillë që siguroi neutralitetin e Austrisë.

“Realpolitika” e suksesshme e Bismarkut vazhdoi deri në vitin 1890, kur Kaiser Wilhelm II e zevendësoi atë.

Pa Bismarkun Gjermania nuk do të ishte në gjendje të menaxhonte sistemin kompleks dhe informal të aleancës.

Formimi i Aleancës së Trefishtë të Antantës dhe Aleancës së Fuqive Qendrore herët në vitet 1900 krijuan një sistem më të rreptë bipolar, në të cilin secili vend aleat u bashkua më afër nga frika dhe izolimi dhe kështu angazhimet u riforcuan, ushtritë u bënë më të forta, planet e luftës ishin bërë më automatike dhe konflitet u bënë pothuajse të pashmangshme.

Lufta e Parë Botërore dhe kolapsi i mbretërive anekënd Europës i çoi aleatët, në vitin 1919, në krijimin e një versioni zyrtar më global të një strukture kolektive sigurie që kishte sjellë një shkallë paqeje në Europë herët në shekullin e 19 – të.

Në vend të një sistemi të përbashkët informal me një balancues gjysmë të pavarur, ata krijuan Lidhjen e Kombeve sipas së cilës shtetet ranë në ujdi të siguronin sigurinë kolektive me anë të lidhjes së vetvetes në aleancë kundër një agresori potencial dhe arsyeja ishte se u krijua një marrëveshje fluide që kërkonte të siguronte sigurinë pa aleanca të rrepta.

Eksperimentimi i Lidhjes me sigurinë kolektive dështoi, sepse deri në vitin 1926, nuk ishin anëtare vende të tilla si SHBA, Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania, si dhe pse nuk u adoptuan masat strikte të shtrëngimit të propozuara nga francezët.

Gjatë viteve 1930 – të bota u bipolarizua në dy kampe të ngurta të diktaturave të Boshtit dhe Aleancës së demokracive.

Dobësitë në kampin e Aleancës, plus zhvendosjen e balancës bipolare për shkak të Paktit të Mossulmimit Sovieto – Nazist, ishin mhaft për ta bindur Hitlerin që do të funksiononte arritja e fitores nëpërmjet agresionit.

Lufta e Dytë Botërore i dha fund sistemit të katërt.

Sistemi i sigurisë së pasluftës, i formuar pjesërisht në Konferencat e Dumbarton Oaks dhe San Franciskos, ishte krijesë e SHBA dhe aleatëve të saj, të cilët ishin të vendosur për ta përdorur “shansin e dytë” të tyre për t’ia arritur kësaj.

Ato krijuan një sistem të ri botëror të sigurisë kolektive i përfshirë në kuadër të Kombeve të Bashkuara, që u mbështet edhe njëherë për ruajtjen e sigurisë jo mbi aleanca të ngurta por mbi lidhje fluide të kombeve në Këshillin e Sigurimit.

Dështimi i këtij sistemi ishte kërkesa e unanimitetit të Pesë të Mëdhenjve për çdo veprim ushtarak dhe ishte neni 61 i Kartës, që riforcoi të drejtën për vetëmbrojtje individuale dhe kolektive.

Multipolariteti i hershëm i sistemit të pestë zgjati vetëm pak vite pasi SHBA lëvizi për t’iu kundërvënë agresionit sovietik.

Në prill 1949, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u krijua mbi bazën e nenit 51.

Bipolariteti u zyrtarizua në vitin 1955 me përfshirjen e Gjermanisë Perëndimore në NATO dhe formimin e Paktit të Varshavës, i cili u shpërbë në vitin 1989.

Era/epoka Trump, në shumë këndvështrime, tregon se prirjet e SHBA ende nuk janë shfaqur me detaje.

Shumë hapa të bëra nga administrata Trump deri tani, janë vetëm pjesa e sipërfaqshme e “ajsbergut“.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: